• |
ide | kryesore

Dosja “Beleri”, Rama: Pala greke nuk dëgjon asnjë argument

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dosja "Beleri", Rama: Pala greke nuk dëgjon asnjë argument


Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen Beleri në Asamblenë e Partisë Socialiste. Rama ka theksuar se pala greke në këtë çështje nuk pranon asnjë argument po vetëm këmbëngul për lirimin e tij. Por ai ka theksuar se qasja e qeverisë kundrejt drejtësisë së re në vend ka ndryshuar. Sipas tij qeveria nuk ta të drejtë që të ndërhyjë në punët e drejtësisë.

“Shikoni me kujdes se çfarë po diskutohet aktualisht mes nesh dhe Greqisë, më saktë, se çfarë pala greke po kërkon prej qeverisë, prej meje personalisht. Pse ndodh kjo, dhe si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument, por vetëm këmbëngul, që siç shprehen ata, vullneti yunë politik duhet ta zgjidhë siç e mendojnë ata, një çështje për të cilën, këto organe të reja të drejtësisë, i kanë ndërmarrë veprimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre, pavarësisht nga ne ose ata. Për çështjen nuk kam asgjë të re për të thënë dhe nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. E nisa këtu, sepse kjo qasje e palës greke, tregon në fakt se raporti i ri i përmbysur kokë e këmbë i pushtetit tonë politik me sistemin e drejtësisë po kalon përmes një sporove shumë të fortë. Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për t’u mos u përzier as me gojë, e jo më me dorë në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur e inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre pa kushte. Është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht, me një inerci të tmerrshme të historie 111-vjeçare, që i ka mësuar njerëzit brez pas brezi, të mendojnë se pushteti i vërtetë politik, është ai që e tërheq për hunde pushtetin gjyqësor, pavarësisht se çfarë thotë Kushtetuta apo ligji,” tha Rama.


7 Comments

  1. Ja Lapsi e gjeti per ke teme te flasi, , i shkreti Laps qe shkruan por haron te fshij, apo eshte Laps pa gome,Motren Bejlerit edhe kush e ka bere ate, anti Shqiptarin me te ndyre qe kemi pare

  2. S’pranon Greqia asnjë argument thotë palloshi. S’pranon se s’ke asnjë argument të qenësishëm.Vetem argumenti itë është,pronat e Himarës!!!

    1. Ja edhe Gimi, si gjithemon per hater te Rames, shkon edhe qihet ne bythe me Greket, Gimi mere edhe ti pashaporten Greke, edhe thuaj qe je 100% Grek, edhe mbase mere edhe 300€ ne muaj,
      A legena njerez Ramen e ureni sjam kunder, por te beheni me greket thjesht ju qifsha ate pragun nga cdo ane

  3. A mund të na informoj SPAK nëse objekti i hetimit të tij është Sali Berisha i akuzuar publikisht për gjithë krimet e mundshme në menu, nga krime kundër njerëzimit me urdhërin e bombardimit të jugut në ’97 (kjo e vërtetuar nga dëshmitë e pilotëve, që u ulën në Itali) apo Shpërthimin në Gërdec, deri tek krimi me lejet e ndërtimit, siç është rasti i kompleksit partizani, që ja dha dhëndrit të tij. Jam shumë i sigurtë që publiku do ishte shumë i interesuar.

  4. I kapitulluari nuk i kthen pergjigjen e duhur grekut,se po tja kthente do ishte:Hajde o grek doni bisedime per belerin,himaren dhe minoritetin,hajde ta bejme ne Bruksel. Ne do dergojme Eleni Kosaqin dhe Spartak Ngjelen ju dergoni ca plera te doni.

  5. Spartak ngjelen?!
    Me mire coni torre bythen se ka me shume dinjitet. Nuk keni bythe ta kruani me grekun, se e keni bere shtepine tuaj hale. Coni me mire gjiknur efendiun ti beje nje termet nga poshte me shtytje nga siper ai eshte patrioti i vertete. Moterqiraj patriotis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *