• |
ide | kryesore

Video/ Muriqi një përbindësh: dy gola korigjojnë autogolin dhe kapin Zvicrën e shqiptarëve

-Instant, Sport, Video
Muriqi



Vedat Muriqi ështrë nga ata që nuk dorëzohen. Dy gola të sulmuesit të Mallorca i japin një pikë Gliha në debutimin e tij në pankinën e Kosovës. Përfundon 2-2 ndeshja emocionale kundër Zvicrës së shqiptarëve Shaqiri e Xhaka. Muriqi barazoi dy herë, fillimisht golin e Freuler e më pas edhe autogolin e Rrahmanit. Një pikë në frymën e fundit që cmend në eufori stadiumin Fadil Vokrri.

Kosova merr një pikë historike ndaj Zvicrës në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Vedat Muriqi me dygolëshin e tij i jep pikën e katërt Kosovës, por që nuk e shkëput nga vendi i fundit. Zvicra e nisi me gol ndeshjen, kur Freuler në të 14’ e kaloi në avantazh skuadrën helvete. Rezultat që do të mbetej i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

Lexo më tej: Video/ Ukraina ndal ecurinë e frikshme të Anglisë: Belgjika nuk gabon në Azerbaixhan

Në pjesën e dytë, Vedat Muriqi gjeti golin e barazimit në minutën e 65’, por barazimi i Piratit u shua nga gabimi i Rrahmanit. Në minutën e 79’, mbrojtësi i Napolit, në përpjekje për të larguar rrezikun nga porta e tij, e dërgoi në rrjetë, për autogolin më klasik. Mes shumë përpjekjeve, Muriqi në fundin e shtesës shpëtoi nderin e Kosovës dhe përfundimisht 2-2. Zvicra mbetet në vendin e parë me 11 pikë, kurse Kosova në vendin e parafundit me katër pike. Ndeshja e radhës për dardanët është të martën në transfertë me Rumaninë.

Euro 2024 Qualification: Group F

Azerbaijan 0-1 Belgium

Estonia 0-5 Sweden

Euro 2024 Qualification: Group I

Andorra 0-0 Belarus

Kosovo 2-2 Switzerland

Romania 1-1 Israel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *