• |
ide | kryesore

Ditëlindje në ditën e shënuar: Broja merr urimet nga Chelsea e Duka, pret “dhuratën” në mbrëmje

-Instant, F1, Sport
Broja



Do të donte të ishte në fushë, por dëmtimi nuk i ka zhdukur akoma shfaqjet e fundit të një të keqe që ka marrë rrugën e largimit. Duhet edhe pak durim për të parë që Armando Broja të zbresë përsëri në fushë. Duhet pritur edhe pak për të parë vërshimet e tij në zonën kundërshtare e për të cliruar britmën që ka më shumë se një vit që e mban përbrenda. Sot megjithatë, në ditën e madhe të kombëtares, djaloshi i Artë i kuqezinjve feston 22 vjetorin. E kanë uruar të gjithë, por dhuratën e dëshiruar e pret në mbrëmje.

22 vjeç kur në orën 20.45 luhet Shqipëri-Poloni. Broja mundohet të djegë kohët për tu kthye sa më shpeht në fushë, por këtë betejë të madhe e humbi. Kështu, është Chelsea i pari që do ti gëzohet rikthimit të shpejtë të shkodranit në fushë. Ashtu si klubi londinez ishte i pari që i uroi ditëlindjen dhe kthimin e shpejtë. Broja e ka postuar në historinë e tij, urimin e Blues, duke shpresuar se do tia shpërblejë Pochettinos me rikthimin në fushë.

Lexo më tej: “Dita e Gjykimit”; për Kombëtaren e teknikun Sylvinho: kundër Polonisë për vendin e parë në grup

URIME EDHE NGA PRESIDENTI I FSHF-së

Urimet e ditëlindjes kanë ardhur edhe nga presidenti i FSHF-së Armand Duka. “Urime ditëlindjen Armando Broja. Në emër të familjes së madhe të futbollit të uroj shëndet e plot suksese në karrierë – shkruhet në postimin e presidentit -. Të mirëpresim sa më shpejtë me fanellën kuqezi”. Me gjithë respektin, për konsideratën e londinezëve e kreut të FSHF-së, Broja pret tjetër gjë me ankth: dhuratën që kuqezinjtë i kanë premtuar. Një fitore për të qenë në lojë për kualifikimin, deri kur sulmuesi të zbresë përsëri në fushë me fanellën kuqezi. Deri atëherë ka kohë, sot, sy e veshë, Broja i ka nga Arena Kombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *