• |
ide | kryesore

Video/ Vojvoda çmend rumunët, i bën “shqiponjën” para syve: rifillon ndeshja

-Instant, F1, Sport, Video
Vojvoda



Kosova duhet të vazhdojë të luajë në Rumani, pas ndërprerjes së gjatë të ndeshjes, për shkak të koreve ofensive dhe banderolës “Kosova është Serbi” të shfaqur në stadium. Vendimi është marrë nga arbitri Willy Delajod. Ai ka paralajmëruar vendasit se një përsëritje e situatës do të ishte pa kthim. Tifozët rumunë kanë patur sjellje provokuese gjatë gjithë kohës, por Mërgim Vojvoda i ka dhënë përgjigjen e merituar.

Lexo më tej: FOTO/ Ndërpritet ndeshja në Rumani: shfaqet banderola “Kosova është Serbi”, Dardanët refuzojnë të luajnë

Gjatë largimit të futbollistëve nga fusha, nën koret fyese të tifozëve Mërgim Vojvoda është filmuar duke bërë shqiponjën me duar. Një kundërpërgjigje ndaj rumunëve, që i ka çmendur krejtësisht.

Pas 20 minutash lojë nën koret e vazhdueshme fyese të tifozëve rumunë, arbitri i ndeshjes ndaloi një cast ndeshjen duke kërkuar qetësimin e situatës. Tensioni ka arritur kulmin kur dy minuta më pas është shfaqur baneri “Kosova është Serbi”. Futbollistët e teknikut Gliha kanë refuzuar të vazhdojnë lojën dhe arbitri e ka ndërprerë menjëherë, duke kërkuar të largohet banderola. Ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën  parullë. ”Besarabia është Rumania/Kosova është Serbi”, një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s për interpretim. Delajod dhe delegati i ndeshjes i kanë kthyer skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nuk do të tolerohen më gjëra të tilla.



1 Comment

  1. Lere cka bere, heroizem i papare!

    Pergjigja me e mire eshte te fitojne ndeshjen, nese kane bythe. Njoni i ky me te kuqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *