• |
ide | kryesore

Deschamps është i sigurtë për mesfushorin: “Pogba nuk do merrte kurrë doping”

-Instant, Sport
Deschamps


Rasti i dopingut që ka përfshirë Paul Pogba nuk ka tronditur vetëm Juventus, por edhe Francën, në sensin e kombëtares. Mesfushori i bardhezinjve nuk ishte mes të grumbulluarve të Didier Deschamps, por trajneri i Les Bleus nuk mund të mos komentonte incidentin. “Natyrisht që jam shumë i befasuar, si i gjithë grupi, por nuk kam elementë për të gjykuar këtë çështje. Shumë gjëra negative po grumbullohen për të, është një moment shumë i vështirë. Do të kem kohë të flas me të në ditët në vijim. I shkrova një mesazh”, tha Deschamps pas humbjes ndaj Gjermanisë.

Lexo më tej: Skualifikim i gjatë e zgjidhje e kontratës: Pogba rrezikon lamtumirën nga futbolli

“A ka marrë produkte me vetëdije? Nuk mund ta imagjinoj, duke e njohur jam i bindur se nuk do ta bënte. Me gjithë atë që ka në kokë, pastaj… Më kujtohen diskutimet me të për vaksinën dhe Covid-in. Por ajo substancë është në trupin e tij, nuk e dimë se si ka ndodhur. Unë do ta mbështes, por ai ka forcën dhe karakterin për të kapërcyer këto momente shumë të vështira”, e mbylli Deschamps komentin e tij për Oktapodin.

Karriera e Paul Pogba, në pritje të kundër-analizave, të cilat në raste të tilla pothuajse gjithmonë konfirmojnë pozitivitetin, është e varur në një fije. Kjo do të thotë, se mesfushori duhet të pranojë se ka marrë, megjithëse pa dashje, një ilaç dopingu dhe të tentojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Në rast se kundër-analizat konfirmojnë pozitivitetin, Pogba rrezikon dy deri në 4 vjet. Nëse gjykohet se përdorimi i testosteronit ka qenë i qëllimshëm, atëherë francezi do të marrë dënimin maksimal. Kështu që shansi më i mirë për të marrë përgjysmimin është pranimi i fajësisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *