• |
ide | kryesore

Skualifikim i gjatë e zgjidhje e kontratës: Pogba rrezikon lamtumirën nga futbolli

-Instant, Sport
Pogba



Brenda një historie tashmë të bujshme në vetvete është drama njerëzore e një njeriu ende në kohë për të dhënë shumë në futboll. Paul Pogba ka përfunduar në një vorbull që është edhe një makth edhe një udhëkryq. Makthi i një skualifikimi të gjatë dhe udhëkryqi i një karriere që mund të përfundojë para kohe. E nga ana tjetër, a nuk e kishte pranuar vetëm dje, duke iu referuar problemeve fizike që kishte pasur, se kishte menduar të thoshte lamtumirë? Megjithatë, çështja është ndryshe sot, sepse Juventusi, me kujdesin e duhur, e ka bërë të qartë në deklaratën e shkurtër për dopingun e francezit se janë gati të shqyrtojnë veprimet ligjore. Që me fjalë të tjera do të thotë: ndërprerje e kontratës me Pogba.

Në terma rreptësisht ligjorë, bardhezinjtë mund të pezullojnë menjëherë pagën e Oktapodit që, kujtojmë, fiton 10 milionë euro neto në vit. E kjo, me kontratë, deri në vitin 2026. Me të gjitha gjasat kjo nuk do të ndodhë të paktën deri në përfundim të kundër-analizës. Pogba do t’i nënshtrohet këtij procesi, pas kësaj do të nisin veprimet. Linja e kompanisë, e pa komunikuar zyrtarisht, duket se do të jetë në anën e Pogba, derisa të konfirmohet rasti i dopingut. Më pas do të analizohet origjina dhe do të vendoset një linjë mbrojtëse me synimin, në çdo rast, marrjen e masave paraprake. Sepse, edhe kjo është e qartë, Juventus është mënjanuar qartazi nga çështja. Shkurtimisht, nëse ka doping, nuk varet nga ndonjë ilaç i ofruar nga klubi për lojtarin.

Lexo më tej: E bujshme, Pogba pozitiv me testosteron: rrezikon nga dy në katër vjet skualifikim

NË VARËSI TË “QËLLIMIT”

Aspekti tjetër është kohëzgjatja e mundshme e skualifikimit. Në rastin më të keq, pra 4 vitet që do t’i jepeshin francezit Pogba nëse konfirmohej “qëllimi”, karriera e lojtarit prakitkisht do të përfundonte. Në moshën 30-vjeçare dhe me problemet fizike që ka pasur sezonet e fundit (në kampionatin e kaluar francezi luajti rreth 150 minuta), të mendosh një ndalesë kaq të gjatë dhe më pas të rifillonte do të ishte utopi e pastër. Por këto janë vendime personale dhe sidoqoftë pas vendimit të Gjykatës Antidoping. Do të ketë kohë për të demonstruar ndoshta se marrja – pavarësisht nga metoda – e testosteronit ishte krejtësisht e pavullnetshme, e rastësishme, jo e qëllimshme. Por retë në horizont janë të trasha dhe shikimi përtej është padyshim i ndërlikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *