• |
ide | kryesore

Borussia i dhuron Gjermanisë një vend në Champions: pesë skuadra gjermane në edicionin e ardhshëm

F1, Sport
Borussia



Gjermania si Italia. Në edicionin e ardhshëm të Champions League do të ketë pesë skuadra në kompeticionin më prestigjioz të klubeve në botë (të paktën deri më tani, në pritje për të parë impaktin e Botërorit të ri për Klube). Fitorja e Borussia Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions kundër PSG i dhuroi gjermanëve një vend shtesë. Ashtu si futbolli italian, edhe Gjermania, me pikët e grumbulluara këtë sezon, ka marrë sigurinë aritmetike për të përfunduar në dy vendet e para të renditjes së kampionateve, ato që zhbllokojnë vendin e pestë në Champions League.

Lexo më tejVideo/ Një blitz i Füllkrug fundos Psg: dy shtylla shpëtojnë fitoren e parë të Dortmund

Në turneun e radhës kontinental, që për herë të parë do të ketë 36 skuadra në start, do të jenë, pra, pesë më të mirat nga Serie A dhe pesë më të mirat e Bundesligës. Skuadra që tashmë janë përcaktuar: Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Stuttgart, Leipzig dhe Borussia Dortmund. Gjithashtu është mundësia që Gjermania të zgjeronte më tej fushën, duke sjellë një skuadër më shumë në Champions 2024/25, në rast se Bayer Leverkusen do të fitonte Europa League. Kampionët e saposhpallur të Gjermanisë janë në gjysmëfinale kundër Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *