• |
ide | kryesore

Gafa në luftë/ Rusët bombardojnë trupat e tyre, duke menduar se ishin ukrainas

Lajme, Planet



Një video e filmuar nga ajri dhe bisedat e ushtarëve rusë e të eprorëve të tyre, të  përgjuara nga ukrainasit, shfaqin momentin kur ushtria e ruse bombardon trupat e saj për dy orë në veri të Bakhmutit duke menduar se ishin ushtarë ukrainas. Bisedat në radio-lidhje të përgjuara nga ukrainasit qysh në korrik, tregojnë gjendjen reale në të cilën gjendet ushtria ruse në Ukrainë.

Atyre përveç se u mungon hierarkia, disiplina, trajnimi i duhur e pajisjet moderne luftarake, rusët nuk po kanë as koordinim në operacione luftarake. Eprorët rusë i kishin ngatërruar forcat e tyre me ato të ukrainasve, dhe kështu kishin dhënë urdhër për sulm me artileri dhe armë tjera të rënda. Pavarësisht se ushtarët që goditeshin pandërprerë për më shumë se dy orë, bënin thirrje për ndalje të zjarrit duket se kërkesa e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.

Pasi që bombardimet ruse u ndalën, ukrainasit iu vërsulën dhe arritën për pak minuta të marrin pozicionet mbrojtëse të rusëve. Në anën tjetër, numri i ushtarëve rusë të vrarë mendohet të jetë shumë i madh në këtë gabim amatoresk, ku u qëlluan pikërisht nga bashkëluftëtarët e tyre.



2 Comments

  1. PER DY PALET LUFTA ISHTE E PANEVOJSHME .KURSE QELLIMET E SAJE I ZBULOJN FAKTET E ZHVILLIMEVE .NDERSA KOSTON E SAJ PO E PAGUAJM TE GJITH .KURSE FUNDI SAJ SDO JEN PRITSHMERIT E TYRE POR SHPERBLIMI ZOTIT SIPAS QELLIMIT NJET SIC AI E KA GARANTUAR ME KRIJIM DHE UDHEZIM MBETET PER TU PARE HIPOKRIZIJA DUFTYRSIJA MUNAFIKIZMI HESHTJA MOSVLERSIMET MOSANGAZHIMET E PJESES TJETER TE GJITHA NIVELEVE NJERZORE SIPAS MUNDESIS PER TA NDALUR NORMALIZUAR DHE LEHTESUAR JETEN PROBLEMET ZGJILLJET E KETIJE ZHVILLIMI SI TREGUES VETDEMTIMI DHE HAKU NDERNJERZOR SI KESHILLIM NGA ZOTI BOTNAVE QE NESE ISHTE SPROV MERREN DOBIT DHE NESE ISHTE NDESHKIM PER DIKE NUK DEMTOHET SHUMICA I MADHI ZOT I KA PERCAKTUAR ZHVILLIMET KRITERET MOMENT PAS MOMENT PER GJITHCKA POR NE NUK DUHET TE JEMI TE PAVEMENDESHEM NE ANASHKALIM DHE MOSVEPRIM NE KOHEN DHE MENYREN E DUHUR DHE BEHEMI DEMTUES TE VETES ME HESHTJE HIPOKRIZI DYFTYRSI KOMENTI BEHET KUJTES PER VEMENDJE TE THELLUAR

  2. rusa kari si ed rama shkerllata vdekshin te gjithe populli me idiot ne bote , vetem vodka duan, te shkojne te qihen me korene e veriut , ne çgjendje jane katandisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *