• |
ide | kryesore

Video/ Shtriganët nuk i bëjnë punë Perusë: Neymar jep asistin e golit vendimtar të Marquinhos

-Instant, Sport, Video
Shtriganët


Pas dy raundesh në kualifikueset e Botërorit 2026 në Amerikën e Jugut, vetëm Brazili dhe Argjentina kanë pike të plota. 5 herë kampionët e botës fitojnë 1-0 në Peru falë golit të Marquinhos në minutën e 90’. Shtriganët që mallkuan Neymar nuk e penguan dot atë të jepte asistin për golin që vendosi ndeshjen. Alexis Sanchez luajti të gjithë ndeshjen, por Kili i tij nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Kolumbinë. Në sfidat e tjera, Uruguai humbi 2-1 në Ekuador falë dygolëshit të Felix Torres. Avantazhi fillestar i Celestes i nënshkruar nga Canobbio ishte i kotë, ndërsa Venezuela-Paraguaj përfundoi 1-0.

Brazili konfirmon vendin e parë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Fitorja 1-0 ndaj Perusë lejon verdhejeshilët të arrijnë Argjentinën në krye të renditjes. Në pjesën e parë, Brazili pa dy gola t’i anulohen. I pari shënoi Raphinha në minutën e 16’, porn ë nisje të aksionit dy lojtarë të Brazilit ishin në pozicion të parregullt. Edhe Richarlison (me kokë) në minutën e 29’ nuk ishte më me fat, i pikasur nga VAR në pozicion jashtë loje.

Lexo më tej:Video/ Neymar kalon ‘Mbretin’; Pelé: rekordi i golave me Brazilin është i O Ney

Në këtë pikë u duk se mallkimi që shtriganët bënë për Neymar para ndeshjes, po funksiononte. Para pushimit, Gallese priti në mënyrë sensacionale goditjen e fuqishme të O’Ney. Por ishte një iluzion shprese, sepse ndeshja u vendos në minutën e 90’ me asistin e Neymar dhe goditjen me kokë të Marquinhos. 1-0 e ngjit Brazilin në krye me pikë të plota. Selecao ka 6 pikë me 5 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *