• |
ide | kryesore

Video/ Neymar kalon ‘Mbretin’ Pelé: rekordi i golave me Brazilin është i O Ney

-Instant, Sport, Video
Ney



Një dygolësh për të bërë edhe më shumë historinë. Nga sot Neymar është sulmuesi me më shumë gola të shënuar për Brazilin, më mirë edhe se Pelé. I diskutuar pafund, për shkak të zgjedhjeve profesionale (vendimi i fundit për të emigruar në Arabinë Saudite për të luajtur me Al Hilal) dhe disa sjellje jashtë fushës që e kanë dalluar me kalimin e kohës, O Ney përditëson tashmë një kurrikulë, që sido të duash ta shohësh, është e një kampioni absolut.

Pasi humbi një penallti në pjesën e parë të ndeshjes kundër Bolivisë (5-1), pas rifillimit Neymar shënoi golat numër 78 (atë të parakalimit) dhe numrin 79 me Seleçao, duke u shkëputur përfundimisht nga Pelé: “Jam shumë i lumtur, nuk kam fjalë”, deklaroi ai në fund të ndeshjes. “Kurrë nuk e kam menduar se mund ta arrija këtë rekord”.

Lexo më tej: Video/ ‘Princ’ Neymar i Arabisë: prezantim epik i O’Ney prej ‘Një mijë e një netë’ te Al Hilal

Në realitet, golat e Pelé për Brazilin do të ishin 95 në 114 ndeshje, por federata braziliane nuk llogarit ato të shënuar në miqësoret kundër ekipeve të klubeve. Me 77 golat e tij zyrtarë, i madhi O Rei tani është në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohërave. Rekordi i ri është 79 dhe është ai i Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *