• |
ide | kryesore

Romario nuk resht së habituri, në fushë në moshën 58 vjeçare: “Do të luaj me djalin tim”

Sport
Romario



Romario, kampion bote në vitin 1994 me Brazilin, do të rikthehet në një fushë futbolli për të veshur fanellën e klubit i të cilit ka qenë president që nga janari, America Rio de Zhaneiro. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes Instagramit. “Nuk do të luaj të gjithë kampionatin, por disa ndeshje me ekipin tim të preferuar dhe do të realizoj një ëndërr të fundit: të luaj përkrah djalit tim”, tha kampioni brazilian, tashmë 58 vjeç, i cili u tërhoq nga futbolli në moshën 42-vjeçare.

Lexo më tej“Ai është tradhëtar”, “po e zë skleroza”. Romario e Bebeto nga miqësia në urryejtje: shkaku është absurd

Romario, i cili për të mos i munguar asgjë, është edhe senator në Brazil, ka nënshkruar një kontratë me pagë minimale. E madje, për arsye ligjore, duhet t’i kthejë paratë klubit të tij. Në nivel teknik, ai do të vendosë herë pas here, me trajnerin Marcus Alexandre, sesi do ta përdorë në fushë ish-kampionin e botës dhe një prej ikonave të Selecaos. Sigurisht, pavarësisht moshës së tij të avancuar, Romario është në formë të shkëlqyer fizike, duke qenë se zakonisht kënaqet me futbollin në plazhet e Rios, ku kalon shumë nga ditët e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romário (@romariofaria)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *