• |
ide | kryesore

Video/ “Princ” Neymar i Arabisë: prezantim epik i O’Ney prej “Një mijë e një netë” te Al Hilal

-Instant, Sport, Video
O'Ney


Një prezantim si te “Një mijë e një netë” ai i përgatitur nga Al Hilal për yllin Neymar, i cili sapo ka ardhur nga PSG. Në stadiumin King Fahd në Riad ishin 60 mijë të pranishëm për të pritur yllin brazilian. Një hologram i projektuar mbi stadium, i parë në qiell nga i gjithë qyteti. E pastaj fishekzjarre e shfaqje dritash për ti dhënë madhështinë e duhur eventit. O’Ney doli në fushë i fundit, nga blerjet e prezantuara me krenari nga Al Hilal.

E megjithatë, tifozët arabë duhet të kënaqen për momentin me prezantimin impresionues të brazilianit. Pikërisht kështu, sepse për ta parë atë në veprim në fushë duhet të presin ende.

Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus, në fakt ka njoftuar se debutimi i tij është shtyrë për shkak të dëmtimit. O’Ney po lufton me një problem muskulor që do ta mbajë jashtë për rreth një muaj. “Nuk e kuptoj pse u thirr nga kombëtarja e tij – shtoi ai –. Kjo mund të krijojë probleme për Al Hilal”. Një polemikë e nisur shpejt me Federatën e Brazilit, por në netë magjike si kjo në Riad, gjithcka është e lejuar.

Lexo më tej: “Ronaldon të gjithë e quajtën të çmendur”: Neymar gati për sfidën te Al Hilal, si rivali i portugezit

https://www.youtube.com/watch?v=vl2lE68C_yU


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *