• |
ide | kryesore

“Ronaldon të gjithë e quajtën të çmendur”: Neymar gati për sfidën te Al Hilal, si rivali i portugezit

-Instant, Sport
Neymar



Neymar te Al Hilal është çmenduria e fundit e madhe e merkatos së transferimeve e nënshkruar nga fondi PIF, apo nga Arabia Saudite. Braziliani, i paguar rreth 100 milionë euro te PSG, nënshkroi një kontratë faraonike, plot përfitime, për t’u transferuar në Saudi Pro League, përfshirë fushtaën sociale. E Neymar nuk humbi kohë dhe në deklaratat e tij të para zyrtare si lojtar i Al Hilal i paralajmëroi të gjithë: “Futbolli saudit po rritet me shpejtësi. CR7 ishte pionier, e quanin të çmendur por…”.

“Jam i emocionuar për të bërë historinë për Al Hilal – tha Neymar -. Unë jam këtu për të ndihmuar kampionatin të rritet gjithnjë e më shumë. Për mua, konkurrenca është shumë e rëndësishme. Prandaj vendosa të vij këtu. E shpresoj që klubi të bëjë një fushatë të madhe dhe të arrijë objektivat”. Blerja e braziliani ka qenë befasia më e madhe e ardhur nga Arabia Saudite në merkaton e kësaj vere. Al Hilal nuk është kursyer, duke e peshuar me miliona O’Ney, pa llogaritur përfitimet e tjera.

PËRSE ZGJODHI SAUDI PRO LEAGUE

Neymar më pas ka dashur të flasë për zgjedhjen e tij dhe të ardhmen e futbollit arab: “Jam i motivuar nga sfidat e reja. E kur gjen një të tillë, është mirë për vetëvlerësimin tënd. Unë dua ta ndihmoj këtë kampionat të evoluojë gjithnjë e më shumë”.

Lexo më tej: “Jam një Hilali”: Neymar prezantohet në Arabi, Al Khelaifi: “E vështirë t’i thuash lamtumirë

Ardhja e brazilianit është vetëm e fundit në një zinxhir pothuajse të pafund lojtarësh që po largohen nga kampionatet evropiane me miliona euro paga: “Skenari po ndryshon shumë. Klubet kanë bërë shumë nënshkrime dhe kampionati do të jetë gjithmonë më konkurrues”. I pari ishte Cristiano Ronaldo në fillim të vitit 2023, menjëherë pas Botërorit: “Ishte pionieri i gjithë kësaj. Të gjithë e quanin të çmendur dhe në vend të kësaj sot shohim rritjen e kampionatit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *