• |
ide | kryesore

Luajti poker në ditëlindjen e vajzës, Neymar kritikohet nga fansat

Paparazzi, Slider



Neymar është përballur me kritika, për shkak të një videojë virale që po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

Në video, Neymar shihet duke festuar 6-mujorin e lindjes së vajzës së tij, Mavie, ndërsa në një moment, kthehet nga telefoni dhe klikon për të vijuar lojën e pokerit.

 

Veprimi i tij nuk është pritur mirë nga fansat  të cilët e kanë sulmuar futbollistin. “Si s’të vjen turp! Luan poker ndërkohë që feston ditëlindjen e vajzës tënde!”,shkruajti një komentues.

 “Ky burrë është thjesht i çmendur! Si mund të luash poker në ditëlindjen e fëmijës?!”Neymar, je gjithnjë e më keq!”, shtoi një tjetër.

Mavie ka lindur 6 muaj më parë, nga marrëdhënia e Bruna Biancardi dhe Neymar. Çifti i dha fund lidhjes, pas tradhtisë së tij.

Bruna, përmes një postimi në Instagram, konfirmoi ndarjen.

Kjo është një çështje private, por meqë po ekspozohem në lajme, supozime dhe shaka në përditshmëri, ju informoj se nuk jam në një marrëdhënie.

Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë lidhje. Shpresoj që kjo mënyrë të ndalojë lajmet e vazhdueshme. Faleminderit!”, shkroi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *