• |
ide | kryesore

Muçi e Rashica kanë një ‘armik’ Special: Mourinho prezantohet te Fenerbahçe e synon Lukaku e Dybala

Sport
Mourinho


José Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i Fenerbahçe. Trajneri portugez, i shkarkuar nga Roma shkurtin e kaluar, është gati të shkruajë një kapitull të ri të karrierës së tij në Turqi. E pas fjalëve direkt nga Ëembley, me Special One që parapriu kohët, ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi ambicioz i Stambollit. Mourinho ka fluturuar për në Stamboll pas finales së Champions ku do të prezantohet para tifozëve në stadium. Ish-trajneri i Romës ka publikuar në Instagram një video të xhiruar direkt nga avioni me një pamje mahnitëse të qytetit: “Shtëpia ime e re”, duke e shoqëruar postimin me dy zemra verdheblu.

Ardhja e trajnerit portugez te Fenerbahçe, e freskët nga një kampionat që e përfundoi në vendin e dytë, pavarësisht 99 pikëve të fituara dhe 99 golave të shënuar, mund të ndryshojë ekuilibrat. Bëhet edhe më e vështirë për Besiktas, ku luajnë Ernest Muçi e Milot Rashica e që po mendon të firmosë edhe me Mirlind Dakun, për të përballuar rivalitetin qytetas të Fenerbahçe.

E kjo sidomos nëse dëgjohen fjalët e njërit prej dy kandidatëve për presidencën e klubit turk. “Pas shpalljes së José Mourinhos – deklaroi Aziz Yildirim në konferencën për shtyp – do t’ju zbuloj kërkesat që ai bëri. Ai dëshiron Romelu Lukaku, por edhe Paulo Dybala. Në anën tjetër, Talisca dëshiron të vijë tek ne dhe Sorloth gjithashtu. Tani i takon menaxhimit sportiv të merret me një ose dy nga këta emra, për të tjerët do të mendojmë më vonë”.

E vërtetën apo premtimin elektoral i momenteve të fundit, vetëm koha do ta zbulojë por dëshira e Mourinho është ta nisë në Turqi me tandemin sulmues tashmë që stërviti në Romë, dyshen Lukaku-Dybala. E në këtë pikë, Edin Dzeko është gati t’i thotë lamtumirë Fenerbahçe, e ardhja e Jose Mourinho nuk e ndryshon situatën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *