• |
ide | kryesore

Video/ Vetëm 16 vjeç thyen një rekord të Bolt që zgjaste nga viti 2002: Bramwell bën historinë me arritjen e tij

Sport, Video
Bramwell



Në moshën vetëm 16 vjeçare, Nickecoy Bramwell theu një rekord që mbahej nga Usain Bolt për 22 vjet. Një sukses epokal për sprinterin e ri që tronditi botën e atletikës, me një kohë që askush nuk e kishte arritur kurrë. Në ditën e hapjes së Lojërave të 51 të Carifta në St. George’s, Grenada, atleti mori skenën në stadiumin prestigjoz të atletikës së lehtë Kirani James që ka patur ndër të ftuarit e shquar pikërisht kampionin xhamajkan.

Atje Bolt vendosi një rekord të ri në garën e 400 metrave për meshkuj në vitin 2002, me një kohë prej 47.33 sekondash, një rekord i thyer nga Bramëell mbi njëzet vjet më vonë. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari, i cilësuar nga shumë njerëz si një i paracaktuar i vërtetë në këtë disiplinë, fitoi medaljen e artë në kategorinë nën 17 vjeç, duke mbërritur në vijën e finishit me 47.26, një kohë historike që do të jetë vërtet e vështirë për t’u kapërcyer në vitet në vijim. I riu, që vjen nga Xhamajka shkroi historinë duke zëvendësuar pas 22 vitesh bashkatdhetarin e tij në listën e nderit.

PAS DËMTIMIT… REKORDI

Kur Bolt ishte në atë pistë, ai nuk kishte lindur ende dhe tani duket se ka gjithçka që duhet për të qenë një nga trashëgimtarët e tij më të suksesshëm. Sapo ai kaloi vijën e finishit i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, duke e ditur se ata kishin parë një garë historike. E të mendosh se Bramwell ishte rikuperuar kohët e fundit nga një sërë problemesh në gju që e kishin torturuar muajt e fundit, përfshirë një problem me tendinën që mund ta kishte penguar të vraponte.

Në vend të kësaj, ai jo vetëm garoi, por gjithashtu ishte në gjendje të thyente rekordin e vendosur nga më i madhi në histori. Atleti i ri iu përgjigj me përulësi gazetarëve që e pyetën për arritjen e tij të madhe: “Është një ndjesi e mrekullueshme të thyesh rekordin. Unë e kam mbajtur një sy te rekordi që nga vera e kaluar, kështu që është një gjë e bukur të mund të vija këtu dhe ta merrja”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *