• |
ide | kryesore

Dani Alves, nga Brazili vijnë akuza të tjerë. “Aty do të kishin vrarë”

Sport
Dani alves



Probleme të tjera përpara për Dani Alves, i dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg në shkallë të parë për përdhunimin e një gruaje në klubin e natës Sutton në Barcelonë në dhjetor 2022. Braziliani aktualisht është në liri me kusht pasi u largua nga burgu duke paguar një garanci prej një milion eurosh. Ish-mbrojtësi i krahut do të gjykohet në Brazil për një tjetër krim.

Dani Alves është akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit, duke ‘vjedhur’ muzikën e dy kompozitorëve brazilianë për një këngë të publikuar në vitin 2020 për një projekt për OKB-në. Nga ana e tyre, avokatët e Dani Alves kanë mohuar se është plagjiaturë, duke deklaruar se Giuliano Matheus dhe Thiago Matheus duan vetëm të përfitojnë nga fama e lojtarit, për t’u pasuruar në kurriz të tij.

Lexo më tej: Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: “Njerëz me kapuç, kërcime e këngë deri në 5 të mëngjesit”

Dani Alves është mbyllur në vilën e tij pranë Barcelonës, ku festoi lirinë dhe ditëlindjen e babait të tij, me një festë që vazhdoi deri në 5 të mëngjesit. E çdo të enjte ai duhet të shkojë personalisht në komisariat. Pikërisht në daljen e tij të parë nga shtëpia ai është sulmuar verbalisht nga disa kalimtarë, të cilët e kanë mbuluar me sharje. “Në Brazil tashmë do të të kishin vrarë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *