• |
ide | kryesore

Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: “Njerëz me kapuç, kërcime e këngë deri në 5 të mëngjesit”

Sport, Video
Dani Alves



U deshën 14 muaj e 5 ditë, duke filluar nga 20 janari 2023, që Dani Alves të dilte nga burgu. Ish-futbollisti ka paguar një milion euro me kusht dhe do të lirohej të hënën, ndërsa pret që dënimi i tij me katër vjet e gjashtë muaj për abuzim seksual të një vajze të marrë formë të prerë. Braziliani për momentin mbetet në liri me kusht në komunën spanjolle të Esplugues de Llobregat. Programi ‘Así es la vida’ i transmetuar në kanalin Telecinco zbuloi detajet e një feste të pretenduar, të organizuar në shtëpinë e ish-futbollistit pas lirimit të tij.

ERDHËN TË AFËRM E MIQ

Sipas gazetarit të televizionit që ndodhej në adresën e të pandehurit, anëtarët e grupit kanë mbërritur, kur thuajse nuk kishte mbetur asnjë gazetar dhe kanë qëndruar me Dani Alves deri në pesë të mëngjesit.

Lexo më tejVideo/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar: braziliani del pas 14 muajsh burg

Këto nuk janë vizitat e para që ka marrë Dani Alves, pasi ai shoqërohej edhe nga dy miq të cilët ishin të mbuluar me kapuç dhe nuk pranonin pyetjet e gazetarëve të pranishëm, shkruan e përditshmja Sport, e cila ka kapur pamjet. Festimet janë pjesë e garancisë së dhënë nga gjykatat deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së tij. Gjykata e Apelit e Barcelonës i dha atij mundësinë e qendrimit në shtëpi me pagesën e kushtit, ndërkohë që zhvillohet procesi i apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *