• |
ide | kryesore

Dani Alves të enjten del nga burgu: Neymar paguan për shokun pengun prej 1 milion euro

Sport
Dani Alves



Pas 14 muajsh në qeli, Dani Alves mund të largohet nga burgu. Gjykata e Barcelonës në fakt ka pranuar apelimin e avokates së ish-mbrojtësit të krahut, Ines Guardiola. Ajo kishte vepruar menjëherë pas dënimit me katër vjet e gjashtë muaj të dhënë ndaj 40-vjeçarit për agresion seksual. Lirimi, në pritje të dënimit përfundimtar, do të jetë i mundur me pengun prej 1 milion eurosh dhe, duke përjashtuar rrethana të paparashikuara, duhet të bëhet të enjten.

22 shkurtin e kaluar, gjykata e Barcelonës e dënoi futbollistin për sulm seksual ndaj një gruaje. Ngjarjet, të ndodhura brenda klubit të natës Sutton në qytetin e njohur katalanas, datojnë në 30 dhjetor 2022. Gjykatësit urdhëruan tërheqjen e pasaportave spanjolle dhe braziliane që i përket Dani Alves, por jo vetëm kaq. Ata e ndaluan ish-lojtarin e Barcelonës e Juventus të largohet nga Spanja krahas imponimit, shkruan La Vanguardia, të paraqitjes në gjykatë çdo javë. Gjithashtu, Dani Alves u ndalua të afrohet një kilometër larg gruas dhe të komunikojë me të me çdo mjet.

Lexo më tej: Neymar ndihmoi shokun, por akuzohet se favorizoi një përdhunues: ja çfarë ndodhi pas dënimit të Dani Alves

PENGUN E PAGUAN NEYMAR

Dani Alves pritet të dalë nga burgu të enjten, vetëm pasi të ketë paguar një klauzolë prej një milion eurosh. Një shifër të cilën sërish sipas La Vanguardia do ta japë Neymar, ish-shoku i skuadrës te Barça, PSG dhe kombëtarja e Brazilit. Në detaje për pagesën duhet të kujdeset babai i sulmuesit të Al Hilal. Duke e rikthyer pak historinë, kujtojmë se Dani Alves tashmë i ishte drejtuar familjes së Neymar për të paguar 150 mijë eurot e kërkuara nga gjyqtari hetues si dëmshpërblim për viktimën e dhunës seksuale. Paratë kanë shërbyer edhe si një faktor lehtësues për uljen e dënimit në katër vjet e gjysmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *