• |
ide | kryesore

Neymar ndihmoi shokun, por akuzohet se favorizoi një përdhunues: ja çfarë ndodhi pas dënimit të Dani Alves

Sport
Neymar



Dani Alves u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, me vendim të Gjykatës së Lartë të Barcelonës, për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare, në banjat e një klubi nate në qytetin katalanas. Pas dënimit të përgjysmuar në krahasim me 9 vitet e kërkuara nga Prokuroria, Neymar përfundoi në syrin e stuhisë për 150 mijë euro që i kishte huazuar ish-shokut të kombëtares për dëmshpërblimin e familjes së viktimës. Ky është një faktor që ka ndikuar në uljen e dënimit, pasi siç pretendojnë gjyqtarët në Gjykatë, ai “shpreh dëshirën për dëmshpërblim”.

NEYMAR NË SHËNJESTËR

Polemikat të forta kanë nisur në Brazil, ku Partia e Punëtorëve nisi një sulm të ashpër ndaj Neymar: “Ai ndihmoi një përdhunues të zvogëlonte dënimin. Dënimi i Dani Alves është edukativ dhe shembullor, kjo tregon se shoqëria nuk toleron më sjellje seksiste dhe mizogjene.

Lexo më tej: Fajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro

“ËSHTË ABSURDE QË KA MARRË PARA NGA NEYMAR”

“Është absurde që ka marrë para nga Neymar – vijon sulmi nga Brazili – për të paguar dëmshpërblim dhe për të ulur dënimin. Që ndër të tjera nuk i zgjidh asgjë viktimës, nuk i fshin vuajtjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *