• |
ide | kryesore

Fajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro

Sport
Dani Alves



Katër vjet e gjashtë muaj burg. Ky është dënimi i dhënë nga Seksioni numër 21 i gjykatës së Barcelonës për Dani Alves, ish-mbrojtësin historik të Barcelonës. 40-vjeçari, në burg që prej 20 janarit 2023, e mësoi sot lajmin pas përfundimit të gjykimit të datës 7 shkurt. Braziliani do të apelojë dhe vendimin do ta marrë Gjykata e Lartë e Katalonjës. Faktet në fjalë datojnë në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022, kur ish-mbrojtësi i krahut përdhunoi një vajzë në banjat e diskotekës Sutton në Barcelonë.

Një dënim i rëndë për Dani Alves, i cili përveç mbulimit të shpenzimeve ligjore do t’i duhet të dëmshpërblejë edhe viktimën me 150 mijë euro. Përveç qendrimit në burg, i linduri në vitin 1983 në Bahia, u dënua edhe me 5 vjet liri të survejuar. Ai nuk do të mund të flasë me viktimën për 9 vjet e gjashtë muaj. Ish-lojtari i San Paolo, ndër të tjera, asistoi drejtpërdrejt dënimin në gjykatën e Barcelonës. Sipas tre gjykatësve që u shprehën, kishte prova të mungesës së aprovimit të vajzës për marrëdhënie seksuale. “I pandehuri e ka kapur papritmas viktimën, e ka hedhur në tokë dhe duke e penguar të lëvizë dhe e penetroi”,ishte një pjesë e vendimit të zbuluar nga kolegët e Sport. Gjithashtu raportohet se vajza ka pësuar dëmtime në gju si pasojë e “dhunës së kryer nga Dani Alves”.

DANI SHPËTOI NGA 12 VITET BURG TË KËRKUAR

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me nëntë vjet burg për futbollistin, ndërsa avokatët që përfaqësonin gruan synonin një dënim prej 12 vjetësh. Në vend të kësaj, mbrojtja kishte kërkuar lirimin e sportistit ose, në rast dënimi, të ishte vetëm një vit plus 50,000 euro kompensim për viktimën. Gruaja u tha prokurorëve se kishte kërcyer me Alves dhe hyri vullnetarisht në banjën e klubit të natës. Por më vonë ajo donte të largohej dhe ai e pengoi që ta bënte këtë. Ajo tha se futbollisti e goditi me shuplakë, e ofendoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Lexo më tej: Jetë e shthurur mes femrave e alkoolit: në gjyq zbulohet se Dani Alves ka mbetur trokë

ÇFARË NDIKOI NË VENDIM?

Dani Alves ndryshoi mbrojtjen e tij gjatë fazës së hetimit në kohën kur ishte në paraburgim. Ai fillimisht mohoi çdo kontakt seksual me gruan, më pas pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të, por tha se ishte konsensuale. Futbollisti e arsyetoi ndryshimin e versionit duke thënë se po përpiqej të shpëtonte martesën e tij. Gjatë proçesit, mbrojtja e mbrojtësit brazilian u përqendrua në përpjekjen për të provuar se Alves ishte i dehur atë mbrëmje.

AVOKATJA E DANI ALVES: “DO ANKIMOJMË”

Ines Guardiola, avokatja i Dani Alves, foli teksa po largohej nga gjykata spanjolle: “Ne do ta apelojmë dënimin, besoj në pafajësinë e tij – tha ajo për mediat e pranishme -. Tani do të filloj të studioj se çfarë vendosën gjykatësit. Sot do të shoh atë në burg për t’i shpjeguar gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *