• |
ide | kryesore

Në Etihad asnjë fitore për Real Madrid, Guardiola: “Dua një City të uritur, me Blancos asnjëherë ndeshje njësoj”

Sport
Guardiola



“Duhet ta ndiejmë këtë presion. Nëse fokusohemi te fitorja e vitit të kaluar, nuk do të kemi atë shtytje shtesë që na nevojitet. Duhet të jemi të uritur për të konkurruar në këto ndeshje, duhet të sjellim energjinë e duhur dhe kemi nevojë për tifozët tanë. Ndonjëherë do të duhet të vuajmë sepse është e pamundur të dominojmë në 90 minuta. Jemi përgatitur për të luajtur në nivelin më të lartë”. Kështu është shprehur Pep Guardiola, tekniku i Manchester City, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së dytë të Champions League kundër Real Madrid. “Nuk ekzistojnë dy ndeshje të njëjta, ata kanë mësuar (nga sezoni i kaluar), ne kemi mësuar… do të përpiqemi të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Kjo është ëndrra dhe ajo që duam të arrijmë”, shtoi ai.

KATALANASI GUARDIOLA

Guardiola gjithashtu nuk e fsheh faktin se për të, një katalanas, përballja me Real Madrid ka gjithmonë një kuptim të veçantë. “Gjithmonë ka qenë kështu dhe kështu do të jetë gjithmonë – tha ai –. Është Real Madrid dhe në këtë kompeticion është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Është e veçantë për mua. Sigurisht që është. Por jo, nuk kam frikë prej tyre. Por unë i respektoj shumë”. E pastaj “ka rivalitet. Dëshiron t’i mundësh dhe të bësh mirë, herë fiton e herë humbet”.

Lexo më tejPrapaskena/ Real Madrid përdori çdo truk për të ndaluar City: nga çatia te lartësia e barit

Guardiola, ndër të tjera, beson shumë edhe në kontributin e tifozëve vendas: “Mendoj se njerëzit në shtëpi do të na ndihmojnë. Na duhet shumë zhurmë nga prania e tyre, sidomos në momente të këqija sepse janë 90 minuta dhe ka momente në të cilat do vuajmë”.

EFEKTI BELLINGHAM

Ardhja e Jude Bellingham ka pasur një ndikim të dukshëm në lojën sulmuese të Real Madrid, njohu Guardiola: “Nuk është gjithmonë e lehtë të ambjentohesh kaq shpejt, por që nga fillimi kontributi i tij ka qenë i madh për sa i përket golave. Në moshën e tij mund të përballojë presionin pa probleme. Mendoj se ai ka një mentalitet të mirë dhe është një lojtar i jashtëzakonshëm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ta kontrolluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *