• |
ide | kryesore

Procesi i Berlinit/ Ministri grek viziton sot Tiranën, pritet të takojë në burg Belerin

Lajme, Të fundit



Ministeriali i ministrave të brendshëm do të vijnë në Tiranë në kuadër të procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe ministri i mbrojtjes së qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e sotme, Yannis Oikonomou, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg, raportojnë mediet greke.

Axhenda e Yannis Oikonomou sipas medieve greke:

10:20- Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla

-12:30- Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00- Konferenca Ndërministrore

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

E premte 15 shtator:

11:00-Vizitë në burgjet e Durrësit dhe takim me Fredi Beleri

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Për çështjet e Belerit është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin të paligjshëm e politik.



3 Comments

  1. Sa lehte i len keta robshat te bejne ca tduan ne shqiperi. Atje nuk lane nje perkthyes per tjeterin qe po hante burgun kot pa e dit per ca akuzohej. Jo me perfaqesues ministrie.

  2. Ik o loqe Gerqie dhe nxirr nga uji te mbyturit ne Larisa, po te plas kari ty per nje Fredi, katundar nga Bregu, se e paskan fut ne burg.
    Ky eshte i vetmi shtetas hrek qe eshte ne burg jashte Gerqise?

  3. Berisha për Azem Hajdarin, gusht 1995:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se çnxirrte nga xhepat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *