• |
ide | kryesore

Drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Lajme, Të fundit
Shëngjin


Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Policia rrugore ndaloi për kontroll automjetet e drejtuara nga një 20-vjeçar dhe një 19-vjeçar, teksa u konstatuan duke kryer manovra të gabuara.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve D. S. dhe A. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *