• |
ide | kryesore

Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Paparazzi



Tiffany Haddish ka një mesazh për kritikët e saj. Ajo ndau një postim në X duke iu përgjigjur kritikave për foton me Shakira në MTV VMA 2023 .

 Komediania u prit me reagime pasi Pop Crave postoi një video të saj duke ndjekur artisten në prapaskenë në shfaqjen e çmimeve të 12 shtatorit.

Në klip, Haddish thirri me zë të lartë emrin e Shakira-s t, ndërsa kjo e fundit bënte foto me fansat. Në fund të videos, aktorja iu  afrua artistes e cila po mbante dy trofetë e saj Moon Person dhe pozoi me të.

Por do të duhej shumë më tepër sesa një foto  në tapetin e kuq për të prishur natën e madhe të Shakirës në VMA 2023.

Përveç dy çmimeve  këngëtarja e “Gypsy” ngriti të gjithë turmën në këmbë me një performancë përpara se të pranonte çmimin Vanguard Award, e cila njeh arritjet e një artisti. Këngëtarja performoi disa hite të saj duke përfshirë: “She Wolf”, “Te Felicito”, “Objection (Tango), “Whenever, Whereever” dhe “Hips Don’t Lie”.

Gjatë fjalimit të pranimit, ajo falënderoi MTV-në, labelin e saj, prindërit dhe fëmijët , Milanin, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, të cilët e shoqëruan në ceremoni. Shakira e përfundoi fjalimin duke  falënderuar fansat e saj.

“Dhe, veçanërisht, dua ta ndaj këtë çmim me fansat e mi, të cilët, gjithmonë më mbështesin ”, tha ajo. “Faleminderit shumë  që më ndihmoni të luftoj të gjitha betejat e mia.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *