• |
ide | kryesore

Korrik 2023, numri i net-qëndrimeve rritje vjetore me 48%, qendra e vendit më e frekuentuara

Arkiva, Lajme, Të fundit
turizmit, turizmi



Sektori i turizmit po përjeton një vit pozitiv nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe koha më e gjatë e qëndrimit në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në muajin korrik, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,0%, në krahasim me korrik 2022.

Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 45,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,2%. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me korrik 2022.

Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 60,9 % dhe net-qëndrimet nga jorezidentët është rritur me 42,3%.

Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 70,5%. Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 24,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 30,6%.

Në muajin korrik 2023, numri i vizitorëve në Rajonin i Jugut shënoi rritje vjetore me (39,7%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në Zonat Bregdetare (70,7%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,2%).

Gjatë muajit korrik 2023, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me muajin korrik 2022. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 73,4 %.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 32,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 41,0%.

Në muajin korrik 2023, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në Rajonin e Jugut (39,5%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (81,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5%).

Norma neto e shfrytëzimit Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,8%, kundrejt 38,6% që ishte në muajin korrik 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,5%, kundrejt 40,9% që ishte në muajin Korrik 2022./Monitor.al



1 Comment

  1. Kjo eshte fale aftesise se Rames qe mezi presin turistet te vijne ne vendin tone se po
    te ishte Saliu asnje nuk do te kishte ardhur. Edhe kane goje opozitaret te akuzojne KM
    se po e zbraz Shqiperine, pse faji i KM eshte se shqiptaret nuk kane sy per te pare mrekullite
    qe ka bere rilindja dhe qe po mahnitin Europesn aq sa nuk po i perballojne dot hetelet aq
    shume kane vershuar turistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *