• |
ide | kryesore

Vrau bashkëatdhetarin për borxhin, dënohet shqiptari në Angli

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrau bashkëatdhetarin për borxhin, dënohet shqiptari në Angli



Shqiptari që vrau bashkëatdhetarin e tij në Angli është dënuar. Kentonline shkruan se Shpend Hakli vrau Sazan Bakon pas një konflikti në nëntor të vitit të kaluar. Autori 38-vjeçar tha se një vit më parë, takoi në një rrugë në Strood Henerik Bakon, vëllain e viktimës, për të cilin pretendon se i detyrohej 20 mijë paund.

Në takim ndodhej edhe vëllai i autorit. Por, sipas dëshmisë, Shpend Hakli e goditi në fytyrë Sazan Bakon. Incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë dhe pas sherrit, vëllezërit Bako u larguan.

Me të mbërritur në shtëpi, 35-vjeçari bëri dush dhe u shtri por nuk arriti që të zgjohej më. Sipas mjekëve, Bako pësoi një dëmtim të rëndë traumatik të trurit, që rezultoi fatal për të. Ndërkohë që 38-vjeçari, i cili ndodhet në paraburgim, u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe pritët që të marrë dënimin pas plotësimit të raporteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *