• |
ide | kryesore

Brian Austin Green dhe Sharna Burgess konfirmojnë fejesën

Paparazzi


Brian Austin Green dhe Sharna Burgess zbuluan se ishin fejuar në episodin e fundit të podcast-it Old-ish..

“Ne kemi dy muaj që jemi të fejuar ,” tha ajo, përpara se ai të vinte në dukje se i propozoi në ditëlindjen e tij të 50-të në korrik. “Sharna më organizoi këtë festë surprizë dhe unë thashë: “Ky është një vend i përsosur për ta bërë atë,”  tregoi aktori.

Burgess vazhdoi të kujtonte  propozimin, i cili përfshinte fëmijët e Green me Megan Fox: Noah, 10, Bodhi, 9, Journey, 7 vjeç dhe djalin e tyre, Zane, 1 vjeç.

“Fëmijët hynë në dhomë. Noah po mban Zane, dhe Journey po mbante këtë kuti të vogël të kuqe Cartier. Dhe të gjithë po qëndronin pranë Brian. Ai mori kutinë nga Journey, dhe tha, ‘Do e kalosh pjesën tjetër të jetës me ne?’” kujton Burgess. “Unë thjesht po e shikoja atë si: “Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh vërtet”.

Ndërsa dyshja kishin folur më parë për martesën, ajo vuri në dukje se “nuk mendonte se do të ndodhte në ditëlindjen e tij të 50-të”. “Sigurisht që thashë po dhe vendosa atë unazë në gishtin tim dhe i përqafova të gjithë. Ishte një  moment aq i bukur sepse ishte e gjithë familja jonë ,” shtoi kërcimtarja.

Brian dhe Sharna u lidhën për herë të parë në 2020 dhe pritën djalin e tyre në qershor 2022. Menjëherë pas kësaj, aktori  foli për jetën me një të porsalindur në një intervistë me ET. “Fëmijët ishin të mahnitshëm me Sharnën gjatë gjithë kohës kur ajo ishte shtatzënë,” kujton ai. “Ata vinin çdo mëngjes dhe donin t’i fërkonin barkun dhe flisnin me të dhe thjesht janë të fiksuar pas tij. Thjesht ka qenë një lundrim shumë i qetë. Ka qenë fantastike.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *