• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm i Kosovës jep detaje: Grupi i terroristëve u shpartallua

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ministri


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës. Ai tha se operacioni vendos ende, por i gjithë territori është marrë nën kontrollin e policisë së Kosovës.

Ai tha se deri tani janë 3 agresorë të vrarë, 2 të plagosur dhe 6 të arrestuar. Zveçla tha se janë duke u identifikuar edhe personat që gjendeshin brenda manastirit të Banjskës në Zveçan.

Sipas tij janë gjetur armatime të shumta që mund të përdoreshin nga qindra persona për t’u armatosur. Ai thotë se grupi është i përzier nga pjesëtarë të serbëve të veriut të organizatës terroriste “Mbrojtja civile” si dhe të ardhur nga Serbia.

Lajmi po përditësohet…


4 Comments

  1. Gjithsesi mendoj se nuk kane qene dhe aq profesionist si grup, sa e bene ne fillim! Menyra se si kane vepruar, nuk duket dhe aq pro! Sulmuan patrullat, dhe u strehuan ne Manastir! Si pa lidhje! Kur e dinin qe do ishin te mbaruar aty!

    Kam pershtypjen qe po pergatitej dicka e madhe nga jashte Kosoves, dhe keta kane qene te paduruar, dhe kane dale nga vatha. Bazuar dhe ne media, qe thane ishin 20 makina me municion ushtarak! Nje grupi terrotist profesionist, nuk besoj do kishte vepruar si keta! Ti nxirrnin ne parade makinat me municion.

    Vt, nuk do merret vesh! Uroj me kaq. Se shkiet nuk do rrine rrehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *