• |
ide | kryesore

Serbia në fushatë kundër Kosovës në KiE dhe rezolutës së OKB-së për Srebrenicën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës Vuçiç, Serbia në zgjedhje të parakohshme parlamentare? Vuçiç: Opozita do të marrë përgjigje deri në fund të muajit



Zyrtarë të qeverisë serbe thanë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, u ka nisur të premten letër presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe udhëheqësve të tjerë evropian për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithë thirrjet perëndimore për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Po të premten, presidenti serb takoi ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, për t’i kërkuar mbështetjen e Kinës në përpjekjet e Serbisë kundër miratimit të mundshëm të një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin në Srebrenicë.

Presidenti Vuçiç, i ka cilësuar këto dy çështje si “sfida të rënda” para Serbisë. Javën e kaluar urdhëroi qeverinë e tij të themelojë një grup punues për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa Asambleja Parlamentare e këtij mekanizmi pritet të votojë me 16 prill, dhe më pas çështja kalon në Këshillin e Ministrave.

Të enjten në mbrëmje presidenti serb i cili mblodhi në Beograd udhëheqësit e qeverisë së tij dhe ata të Republikës Serbe, sërish përvijoi mundësinë qe vendi i tij të tërhiqet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova bëhet anëtare e tij, ndërsa kritikoi ashpër vendet kryesore perëndimore që kritikuan Listën Serbe në Kosovë për shkak të thirrjeve të saj për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.

“Ata duhet të turpërohen”, tha ai, duke i akuzuar perëndimorët se duan ta bëjnë Kosovën pjesë të Këshillit të Evropës “pa plotësimin e kushteve”, duke vënë theksin te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Më 27 mars Komiteti për Politikë dhe Demokraci i dha dritën jeshile kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia votoi kundër.

Komiteti tha pas votimit se mirëpret një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës ndërsa nënvizoi se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, që do të ndihmonte për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës.

Vendet e “Quint-it”, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e shohin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një levë për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, të hedhë hapa drejt themelimit të Asociacionit, që është edhe pika më e vështirë e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Presidenti serb Vuçiç, takoi të premten ambasadorin kinez në Beograd për t’i kërkuar mbështetjen e Kinës “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.

Me 17 prill në OKB pritet të prezantohet një projekt-rezolutë që shpall 11 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Ruanda dhe Gjermania po udhëheqin këtë përpjekje, por sipas informacioneve që ka siguruar Zëri i Amerikës, pjesë e kësaj nisme janë edhe Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnja, Kili, Finlanda, Zelanda e Re, Turqia, Franca dhe vende të tjera.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Megjithë vendimin e gjykatave ndërkombëtare se në Srebrencië është kryer gjenocid, Beogradi e mohon një gjë të tillë.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe ai ushtarak Ratko Mladiç, janë dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë.

Presidenti serb e cilësoi nismën për rezolutën në OKB, si “të pafytyrë” duke theksuar se Serbia “do t’u kundërvihet vendeve të NATO-s, nga Gjermania në Turqi”.

Presidenti pro rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, paralajmëroi se parlamenti i entitetit të tij do të ndërmarrë veprime për t’i braktisur institucionet vendimmarrëse në Bosnje, nëse kalon rezoluta, që sipas tij “synon t’i bëjë serbët kolektivisht fajtorë për gjenocid”, duke mohuar sërish që kjo të ketë ndodhur në Srebrenicë.

Milorad Dodiku është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të përpjekjeve për shkëputjen e entitetit të tij dhe bashkimin me Serbinë.

Qeveria e Republikës Serbe nisi në fund të marsit procesin e miratimit të ligjit të saj zgjedhor me të cilin synon të marrë kompetencat nga autoritetet qendrore të Bosnjës.

Të premten ambasada amerikane në Sarajevë tha se krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga qeveria e Republikës Serbe do të ishte antikushtetues dhe kundër marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë me 1995.

“Milorad Dodik gabon nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërsa ai ndjek agjendën e tij ndarëse dhe e shtyn Bosnjën drejt konfliktit”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane të shpërndarë në rrjetin X, duke nënvizuar se “çdo përpjekje e një entiteti apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore për t’u shkëputur është një veprim kundër Dejtonit që nuk do të tolerohet”.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia mund të përpiqet të nxisë destabilitet në Bosnje për të shmangur një pjesë të vëmendjes nga lufta në Ukrainë. Bosnja mbetet etnikisht e tensionuar dhe politikisht e brishtë pas luftës së viteve 1992-1995 që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur. /VOA



2 Comments

  1. PER DICKA E KAN HAK ME FJALE SERBET PERPARA SE TU VIJNE HAKU TMERRUES ME VEPRA SI PERCAKTIM I TE MADHIT ZOT ANDEJ NGA SE PRESIN thotë:

    LEXONI TE VERTETEN ,NE KRIJIM DHE UDHEZIM ,NESE DIKU GJINDET QE PADREJTESIJA URDHEROHET DHE E VERTETA ,NDALET BINDUNI SE JENI NE RRUG TE MBAR ,ASGJE SMUND TJU ,MPOSHT ,POR NESE ESHTE E KUNDERTA ,FRIKSOJUNI SHUM LARGOHUNI NGA PADREJTESIT JEPNI HAKUN GJITHCKAJE ,SE NJE NDESHKIM TMERRUES NDESHKUES PO VERTITET MBI KOKAT TUAJA, ME SHPEJTESIN E MENDIMEVE FJALVE VEPRAVE TUAJA, NGA ZOTI JUAJ NESE NUK PENDOHENI DHE KTHENI HAKUN ,PER KET JAM I QART ,MOS SHIKONI DHE MOS U NDIKONI,NGA VEPRIMET E ASKUJT NE PARALELIN E ASIMETRIVE QE NDIQNI ,PASI PERPARA TE MADHIT ZOT SEJCILI KA BARREN E VET, SEJCILI NE KETE BOT PERGJIGJET NGARKOHET ME ATE CFAR BEN ,PERPARA ZOTIT DHE NJEREZVE, MOS SHIKONI DOBSIN E TJETRIT ME MENDIM PERFITIMI SEPSE AI ME I DOBTI KA MBROJTES ZOTIN E VET,DHE PERBALL TE PADREJTIT MIZOR ESHTE ME I NDERUARI SHPERBLYERI DHE FUQISHMI LEXONI TE VERTETEN KINI FRIK ZOTIN NGA NDONJE LLOJ NDESHKIMI QE NUK KA NDESHKUAR ASKEN ME PARE, DHE LARGOHUNI NGA PADREJTESIT, MOS DETYRONI TJETRIN QE BUKEN E FEMIJEVE TA KTHEJ NE BARUT TE VETFLIJOSET SE AI BARUT DO TE JET PORTA FERRIT E HAPUR PERJETSISHT PER JU KOT PA NEVOJ ,MESOHUNI TA NDERTONI JETEN MIRQENJEN PERMES ZHVILLIMIT MENDIMIT MUNDIT DJERSES HAKUT ,JO ME MASHTRIME DUKE U VETMASHTRU HAJDUTDHEK SE HAJDUT AGA ASI SI KAN THEN AS SI THOJN DHE AS SKAN PER TI THENE ASKUJT SEPSE SESHTE KRIJUAR TE FUKSIONOJN KESHTU PADREJTESIJA SI DREJTESI DHE VERTETA SI PADREJTESI JU QARTAZI VECSE U VETMASHTRUT DHE ME PERDORIM FORCE NESE BENI KET BUDALLALLEK QARTAZI DO VETSHKATRROHENI DHE NDESHKOHENI SEPSE VULLNETI ZOTIT KESHTU E KA KRIJU PERCAKTU DHE KESHTU FUNKSIONON ,KE DON TE SFIDOSH ZOTIN E BOTNAVE ,E KUSH NJE KRIJES KAQ E DOBET KU SUKSESI ZGJILLJEVE VARET NGA GJITHCKA PYETE VETEN VALL GJITH NJERZIMI GJITHCKA ESHTE MBESHTETES I JOT ME TY EDHE KRYESORI ZOTI JOT ,VERTET CESHTJA JUAJ ESHTE EDHE PER TE QESHUR SA POSHT KENI REN POR DHE NGA MESHIRA PER TE QAR SE PO HUMBISNI KOT PA NEVOJ ,VAZHDO VAZHDO POR DIJE SE KUR TJERET TI COSH NE PIKET TA NDAJN MENDJEN ME VDEK GJEJ NDONJE VRIP PER TU STRUKUR POR DICKA ESHTE E SIGURT QE NGA ERDHE STE NXEN ME JE RRITUR DHJE NGA DO SHKOSH DHOGARTI NJE DIT TE KTHEHEN NE PERGJEGJSI DO TE KESH GJITHCKA KUNDER DHE PAS

  2. Hajde fjalim hajde…. shqiptaret e kane problemin gjenetik ndermjet tyre pastaj me fqinjet prandaj as behem merak per fqinjet ne è kemi vuçiçin brenda dhe po e mbeshtesim te keqen …popull ne bashkpunim me te keqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *