• |
ide | kryesore

Mbetet në fuqi dënimi me burg ndaj bashkëpunëtorëve të Rezart Taçit

Arkiva, Lajme, Të fundit
rezart taci



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 2 tetor të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e dy të besuarve të biznesmenit kontrovers të naftës, Rezart Taçi, të ciët së bashku me disa shtetas italianë të dyshuar për lidhje me mafien, u akuzuan në nëntor të vitit 2021 se u përfshinë në një operacion financiar ndërkombëtar për fshehjen nga konfiskimi në Itali të më shumë se 18 milionë eurove, si dhe për tentativë të pastrimit të tyre.

I pandehuri Artur Balla u dënua në shkallë të parë me 11 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 7 vjet e 4 muaj burgim, ndërsa ndaj të pandehurit Bledar Lilo u caktua dënimi përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Vendimi për lënien në fuqi të dënimeve të Ballës dhe Lilos u mor nga trupi gjykues i Apelit të Posaçëm, i kryesuar nga gjyqtarja Saida Dollani dhe anëtarë gjyqtarët Igerta Hysi dhe Florjan Kalaja. Gjykata la gjithashtu në fuqi konfiskimin e shumës 18.3 milionë euro, që kalojnë në pronësi të shtetit.

Më 28 tetor 2022, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes ndaj Rezart Taçit, Artur Ballës dhe Bledar Lilos, që akuzohen se në bashkëpunim me shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli, si dhe disa persona të tjerë, krijuan një skemë ndërkombëtare pastrimi parash. Ata u akuzuan për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal””.

Taçi u shpall në kërkim për këto akuza në nëntor 2021, ndërsa dy të akuzuarit si bashkëpunëtorë të tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, u arrestuan në Tiranë. Mes të ndaluarve në Itali si pjesë e këtij grupi ishte dhe 91 vjeçari Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi, çështja ndaj të cilit u nda pasi është në mungesë./Reporter.al



2 Comments

  1. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *