• |
ide | kryesore

Polonia dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen për eksportin e drithërave

Lajme, Planet



Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina. Në marrëveshje edhe me Lituaninë, Polonia dhe Ukraina ranë dakord që të përshpejtojnë tranzitin e eksporteve për tregjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme përmes Polonisë. Duke filluar nga e mërkura automjetet që do të transportojnë drithëra nga Ukraina për në portet lituaneze nuk do të kontrollohen më në kufirin polako-ukrainas, u shpjegoi gazetarëve ministri i Bujqësisë i Polonisë, Robert Telus.

Sipas marrëveshjes “përgjegjësinë e plotë” për kontrollin e mallrave do ta marrë Lituania. Polonia do të vazhdojë të lejojë korridoret për kalimin tranzit “sepse kjo është e mirë për fermerët polakë, për Ukrainën, për Bashkimin Evropian dhe për të gjithë botën” – tha Robert Telus.

Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjenpër eksportin e drithërave në korrik.

BE-ja vendosi kufizime tregtare ndaj Ukrainës për transportin e drithërave me rrugë tokësore, në mënyrë që të mbronte fermerët në vendet tranzit – ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Drithërat nga Ukraina lejohej që të transportoheshin nëpër këto vende, por jo të shiteshin atje. Kur mbaroi afati i kufizimeve për shtitjen e drithërave në këto vende Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e zgjatën ndalimin duke shkaktuar tensione diplomatike me Kievin./DW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *