• |
ide | kryesore

“Sterilizimi”/ Mbeten në burg ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe Ilir Rrapaj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rrapaj



Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë të pandryshuara masa e sigurisë për 6 të akuzuarit në çështjen e koncesionit të sterilizimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, si dhe masat e dhëna më herët për 4 të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.



2 Comments

  1. Ai i shkurtni ne uturak ka qene qe dite ne pare, dhe njeli aty mrene. Po ky ari i gjate ca mutin do qe vje verdalle si gamori n’lom, apo e ka lon SKAP-i te lire per ca pune …………… ???? Ky osht i pari qe duhet mor me gjithe uturak e duhet plas ne REÇ !!!!

  2. le te shpresojme qe do kapim noi peshk me sterilizimin se inceneratoret dolen te pafajshem

    Ishalla ka vale tek Lu peshkatari dhe Kimete Barngrenesja sepse asnje nuk eshte mbi ligjin!

    Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:

    1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;

    2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

    3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”;

    Pasi e ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK, sekuestrim të cilin e kishte miratuar po vetë në mars të vitit të kaluar.

    “Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services,” thuhet në vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *