• |
ide | kryesore

Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën

Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Baerbock tha se Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën.

“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”,
tha ministrja e Jashtme gjermane.



6 Comments

    1. Bashkimi Evropian eshte neoliberal. Praktikisht jane komunist te kthyer ne socialista per te kapur pushtet dhe te bejne aq pall ariu sa te transformohen ne neoliberal qe pranojne edhe qirjen ne bythe edhe prindin 1 dhe 2 . Lere mo te drejtat e individit qe i shkelin ne baze te oreksit te tyre.

  1. ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. ???

    bande terroriste?

    seriozisht?

    ata ishin formacion paraushtarak i stervitur dhe pajisur nga ushtria serbe , ca bande thote kjo ministrja debile e gjermanise? tek kjo shuruflla ka ngel politika jashtme e gjermanise?

    ca niveli , vetem macron dhe blinken ja kalon

  2. Perendimi te saktesoje termat e te thote te verteten per ngjarjet ne Kosove, ne menyre qe te gjeje qasjen e duhur perpara tryezave shurdh-memece kohe pas kohe ne Bruksel.

    Ne Kosove nuk ka thjesht provokime nga ana e Beogradit, i cili po keqperdor komunitetin serb, por hapa te rrezikshem ne sherbim te strategjise sebo-ruse ne Ballkan.

    Po te mos ish Putin pas tyre, keta trimat me banda nuk do te guxonin te luanin me zjarrin, ndaj loja eshte me e madhe se Kosova dhe Perendimi fshihet tek lokalizimi i problemit te vertete.

    Me Milloshevicin apo me dishepujt e tij, ne Ballkan po ballafaqohet Rusia me Perendimin, me synim hapjen e nje fronti te ri.

  3. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *