• |
ide | kryesore

Shisnin drogë rreth shkollave, dy të arrestuar në Burrel

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shisnin drogë rreth shkollave, dy të arrestuar në Burrel



Policia ka vendosur në pranga dy të rinj që dyshohet se shisnin lëndë narkotike përreth shkollave në qytetin e Burrelit.

Në pranga u vendosën 24-vjeçari me iniciale Xh.C., dhe 31-vjeçari me iniciale E.K., (i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’).

Ata u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, i’u gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese.

Mdërsa 31-vjeçarit, i’u gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte ambalazhuar në dy kavanozë qelqi.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Si rezultat i patrullimeve pranë çdo shkolle të qarkut të Dibrës, për të garantuar zbatimin e Paketës së Sigurisë në këto ambiente, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të tyre.

Bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e lëndës narkotike, përreth shkollave në qytetin e Burrelit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet sasia prej rreth 2 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim zbatimin e Paketës së Sigurisë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasit Xh.C., 24 vjeç; E.K., 31 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’), të dy banues në Burrel.

Këta shtetas u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, i’u gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, i’u gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte amballazuar në dy kavanozë qelqi.

Këta shtetas e kishin ndarë lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *