• |
ide | kryesore

Kërkoi pushimin e çështjes, rrëzohet ankimimi i Lefter Allës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lefter alla, bulziqe, akuza, gjykata, korrupsion



Kalon për gjykim çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Allës për pushim të çështjes.

Ish-kryebashkiaku Alla dhe 10 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa dy të pandehur të tjerë kërkuan gjykim të zakonshëm.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *