• |
ide | kryesore

Përcaktohen orgnizatorët e EURO 2028 e EURO 2032: mbledhja e parë e Dukës si zëvendëspresident i UEFA-s

-Instant, Sport
Euro 2028


Britania e Madhe dhe Italia e Turqia janë dy vendet që kanë fituar të drejtën e organizimit të finaleve të dy kampionateve të ardhshëm europian. Në mbledhjen e parë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv përcaktoi vendet që do të presin ‘EURO 2028’ dhe ‘EURO 2032’.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi) dhe Republika e Irlandës të presin finalet e Kampionatit Europian ‘EURO 2028’. Ndërsa Italia dhe Turqia do të organizojnë së bashku finalet e Kampionatit Europian ‘EURO 2032’. U miratua gjithashtu edhe kalendari për mbledhjet e radhës, si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me anën administrative të UEFA-s.

Lexo më tej: E bujshme, Armand Duka zgjidhet në postin e zv.Presidentit të UEFA-s


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *