• |
ide | kryesore

Samiti i Berlinit, 51 milionë lekë shtesë te Shërbimet Qeveritare

Arkiva, Lajme, Të fundit
Samiti i Berlinit, 51 milionë lekë shtesë te Shërbimet Qeveritare



Qeveria ka akorduar 51 milion lekë ditën e sotme për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit. Mësohet se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2023. Samiti i Berlinit do të mbahet në Shqipëri më datë 16 tetor.

VKM-ja

VENDIM Nr. 569, datë 6.10.2023 PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT NË TIRANË TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT, DATË 16 TETOR 2023 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, mepropozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:
1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023.

2. Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.



1 Comment

  1. Duke ditur se psensioni mesatar ne republiken e Shqiperise eshte 15 000 leke atehere keto

    shpenzime prej 51 milionesh perbejne me nje llogari te thjeshte :

    51 000 000 : 15 000 baraz me pagesen e 340 000 pensionisteve per nje muaj. Nuk dime sa do te

    vjedhin nga kjo shume por edhe sikur te mos vidhen, atehere duhet menduar dy here para se

    lideri global per te shitur pordhe organizon evente te tilla. A mos do te ishte me mire qe kete

    event tia linte nje vendi tjeter qe ka bythe per kete pune e keto leke tua shperndante pensionisteve

    qe do tu takonin nga 7 800 leke te reja per 680 000 pensioniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *