• |
ide | kryesore

Çekët i tremben të majtës së tij, Asani i paralajmëron: “Ju pret Ferri në Shqipëri”

-Instant, Sport, Video
Asani


Rugëtimi i jashtëzakonshëm i deritanishëm i kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024 kanë protagonist absolut të harruarin e shumë viteve: Jasir Asani. I anashkaluar nga trajnerët e huaj të mëparshëm, anësori nga Shkupi mori thirrjen e parë nga Sylvinho dhe impakti me kuqezinjtë ishte impresionues. Lojëra prestigji, driblime e intensitet e gola spektakolarë, me një të majtë që tani po terrorizon të gjithë kombëtaret e grupit.

Nën goditjet me një trajektore të frikshme të 28-vjeçarit u rrëzuan Moldavia e në fund Polonia. E tani Republika Çeke duket se i trembet shumë paparashikueshmërisë së sulmuesit të Gëangju FC në Korenë e Jugut. Me interesimin e medias çeke, Asani nuk është fshehur por i ka paralajmëruar kundërshtarët për atë çfarë do t’i presë në Shqipëri. Në intervistën për “iDNES Premium”, majtoshi që luan në të djathtë e ka bërë të qartë se Shqipëria dëshiron të shkojë në Europian: “Pritni ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori për këtë ndeshje”.

Edhe ngacmimi për barazimin 1-1 në Pragë me Çekinë, në sfidën e parë, nuk e shqetësuar numrin 9 kuqezi, që ia ka kthyer gazetarëve çekë në të njëjtën mënyrë: “Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”. Asani pastaj u kujtoi se nesër në “Arena Kombëtare” do të gjejnë një stadium të tejmbushur, ku të gjithë biletat janë shitur: “Njerëzit nuk blenë bileta në kohë rekord për të parë lojtarët çekë. Por ne – sulmoi Asani, ashtu si do të bëjë në fushë -. Ata jetojnë për të shkuar në Europian, gjë që na jep motivim”, tha ish-sulmuesi i Partizanit.

Lexo më tej: Shqipëria tërheq vëmendjen e Reuters: nga Asani te Çekia, Sylvinho zbulon filozofinë fituese


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *