• |
ide | kryesore

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëjnë paqe pas betejës ligjore

Paparazzi



Joe Jonas dhe Sophie Turner janë gati të lënë pas betejën e tyre për kujdestarinë dhe të fokusohen në rritjen miqësore të vajzave të tyre të vogla.

Ish-çifti lëshoi një deklaratë të përbashkët vetëm disa orë pasi arritën një marrëveshje të përkohshme për 3-vjeçaren Willa dhe Delphine 1-vjeçare.

“Pas një ndërmjetësimi produktiv dhe të suksesshëm, ne kemi rënë dakord që fëmijët do të kalojnë kohë në mënyrë të barabartë si në SHBA ashtu edhe në MB,” tha dyshja në një deklaratë për Page Six të martën. “Ne mezi presim të jemi bashkëprindër të shkëlqyer.”

Më herët gjatë ditës, Page Six konfirmoi se Jonas dhe Turner  besonin se një “zgjidhje miqësore për të gjitha çështjet mes tyre” ishte në horizont pasi morën pjesë në ndërmjetësimin javën e kaluar.

Sipas dokumenteve të gjykatës, dyshja ranë dakord që aktorja do të ishte në gjendje t’i kthente vajzat në MB nga 9 deri më 21 tetor. Pasi të mbarojë koha e saj, Turner duhet t’i dorëzojë fëmijët te babai i tyre, i cili do t’i ketë deri më 2 nëntor.

Ish-ët do të vazhdojnë të shkëmbejnë kujdestarinë deri më 7 janar 2024, që do të thotë se këngëtari i Jonas Brothers do të kalojë Ditën e Falënderimeve me të vegjlit, ndërsa Sophie do kaloj ë Krishtlindjet me t0.

Artisti bëri kërkesë për divorc nga Turner muajin e kaluar pas katër vitesh martesë. Më vonë  ajo paditi ish-in e saj për “kthimin e menjëhershëm” të vajzave të tyre në Angli./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *