• |
ide | kryesore

A ishte rastësi goli i Bajramit në Pragë? Shqipëria jep sot përgjigjen në të parën nga tre finalet për në Euro 2024

-Instant, F1, Sport
Shqipëria



Dita e Gjykimit ka mbërritur. Shqipëria sot zbret në fushë në Arenën Kombëtare për të përligjur vendin e parë në Grupin E kualifikues që mban. Skuadra e brazilianit Sylvinho, një muaj më parë barazoi 1-1 në Pragë kundër Republikës Çeke, duke nisur në shtator parakalimin në krye, pas fitores edhe nga Polonisë tre ditë më pas. Çekët në atë ndeshje e konsideruan fat pikën e marrë nga kuqezinjtë. Në fakt, Bajrami i zgjidhi problemet e asaj ndeshje të komplikuar me një lojë prestigji, që më pas nisi e u bë mënyrë të shprehuri për lojtarët e Sylvinhos.

Nga ana tjetër edhe Shqipëria kishte rezervat e saj për rezultatin, mjafton të kujtosh kundërsulmin e shpenzuar në mënyrë flagrante 3 kundër 1 nga Daku, në debutimin e tij absolut si kuqezi. Tani është koha të provohet, çekëve të parëve, se ajo silurë e realizuar nga Nedim Bajrami nuk ishte rastësi. Ndoshta, pastaj, golat fantastikë të Asanit e Asllanit ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe, apo edhe dygolëshi që shtriu në tapet Poloninë (spektakolar i Asanit) mund të mos kenë mjaftuar të bindin skuadrën e Silhavy. Në fund të fundit prapavija çeke ka lejuar vetëm dy gola në 4 ndeshje.

Lexo më tej: Video/ Bare me përgatitës atletik, të tjerët asnjë problem: kuqezinjtë i japin dorën e fundit përgatitjeve

Por Sylvinho i ka lëshuar yjet e tij jashtë skemave taktike, duke i bindur të provojnë. Atë liri që i mungonte me Rejan, kuqezinjtë e kanë tani me brazilianin. Provojnë të gjithë, Ramadani, Bajrami e të tjerët. Madje edhe Mitaj. E kryevprat balistike për Asanit me shokë janë një dëshmi se rastësia nuk hyn. Ka të bëjë me aftësinë, kurajën e nxitjen nga Sylvinho, një që trajektoret i ka pasur gjithshtu të paparashikueshme, si një brazilian tipik.

PËR HERË TË PARË SI KRYESUES…

Sot në orën 20.45 Shqipëria zbret në fushë si kryesuese e grupit E, për herë të parë që kur ka nisur fushata kualifikuese drejt Euro 2024. Me 10 pikë në 5 ndeshje, dy pikë mbi çekët që kanë një ndeshje më pak, kuqezinjtë, kombëtarja kërkon të hedhë një hap drejt Gjermanisë (seli e Europianit). Natyrisht, asgjë nuk mund të quhet e përfunduar, edhe në rast fitore, por me dy ndeshje të mbetura Shqipëria e ndjen veten gjithnjë e më pranë kualifikimit të dytë në finalet e një kampionati Europian.



1 Comment

  1. Gjuajtjet ne porte gjithmone kane perqindje rastesie. Kjo dihet.

    Nje barazim me Ceket, do ishte e pranueshme. Edhe populli gezon, edhe udheheqja gjithashtu. Dhe me ceket dalim jek-a-jek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *