• |
ide | kryesore

Video/ Bare me përgatitës atletik, të tjerët asnjë problem: kuqezinjtë i japin dorën e fundit përgatitjeve

-Instant, Sport, Video
kuqezinjtë



Armando Broja nuk ia del dhe nuk u shfaq fare në seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Republikën Çeke, ndërsa Keidi Bare punoi i diferencuar me përgatitësin atletik. Këto ishin të rejat e fundit nga kuqezinjtë para përplasjes me Çekinë, që u panë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kombëtarja shqiptare, në fakt, mbylli sot përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Pas konferencës zyrtare për media, ekipi doli në fushë dhe u stërvit për rreth një orë. Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku. Ekipit iu bashkua sot edhe mesfushori Klaus Gjasula. Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafin teknik e fokusoi më shumë seancën për kuqezinjtë në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Lexo më tej: Shqipëria tërheq vëmendjen e Reuters: nga Asani te Çekia, Sylvinho zbulon filozofinë fituese

Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, me takimin që është programuar të nisë në ora 20:45.

https://youtu.be/KcCkrv6mH_Y



1 Comment

  1. neser fitojme e dime te gjithe mos na cani karin

    stervitja behet per me realizu skenarin trukun si doni quajeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *