• |
ide | kryesore

Mashtronin online për bileta me çmime deri në 400 euro: Policia procedon penalisht 4 persona

-Instant, Sport, Të fundit
online



“Reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime deri në 400 euro, identifikohen dhe procedohen penalisht 4 shtetas”. Kështu nis njoftimi i Policisë së Shtetit, që përligj masat e forta të paralajmëruara përpara ndeshjes të kombëtares me Republikën Çeke. Ishte e parashikueshme që me kërkesat e jashtëzakonshme për një biletë në këtë ndeshje të rëndësishme, do të kishte raste të tilla.

Që në momentin që biletat dolën në shitje radha e pritjes online ishte e jashtzakonshme. Shumë tifozë u ankuan se nuk mundën dot të siguronin një biletë, apo edhe se sistemi i shitjes ishte problematik. Ndërkohë, kishte nga ata që biletat i nxorrën në treg të zi, e kush tentoi të mashtronte online. Policia e Shtetit tashmë ka njoftuar se ka identifikuar 4 prej tyre dhe po i procedon penalisht, për shitjen e biletave online me çmime deri në 400 euro.

NJOFTIMI I POLICISË

Reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime deri në 400 euro, identifikohen dhe procedohen penalisht 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për disa shtetas, të cilët reklamonin në rrjete sociale dhe shisnin me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen e ditës së sotme, me çmime shumë të larta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro.



1 Comment

  1. po per ata politikane qe mashtrojne popullin diten per diell dhe e rrjepin cdo dite do kete ndonje procedim penal?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *