• |
ide | kryesore

Policia e Kosovës gjen sërish armatime gjatë kontrolleve të ushtruara në veri

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka gjetur disa armatime gjatë bastisjeve të kryera këtë të shtunë në veri lidhur me sulmin e Banjskës, ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagosën disa të tjerë. Ajo kreu kontrolle në shtatë vendodhje, katër prej të cilave në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, policia gjeti mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba në Mitrovicë të Veriut. Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani tha se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim zjarri e sipër u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova ka akuzuar qeverinë serbe se qëndron pas sulmit mirëpo përgjegjësinë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili hoqi dorë nga funksionet publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *