• |
ide | kryesore

Bashkia e Librazhdit jep me qira 12 hektarë pyje, banorët e Dragostunjës në protestë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bashkia



Bashkia e Librazhdit ka dhënë me qira për një subjekt privat, një sipërfaqe prej rerth 12 hektarësh pyje dhe kullota. Banorët e fshatit Dragostunjë që preken nga ky vendim kanë protestuar këtë të diel, duke akuzuar bashkinë Librazhd se po u merr pronat që i shfrytëzojnë prej dekadash.

Dhjetëra banorë të fshatit Dragostunjë në Librazhd, protestuan këtë të dielë, duke kundërshtuar një vendim të Këshillit Bashkiak që jep me qira në këtë zonë, një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh tok në favor të një subjekti privat.

Banorët pretendojnë se sipërfaqja e kullotës, që deri dje përdorej për nevojat e fshatit, sot po i jepet një subjekti privat, duke lënë dhjetëra banorë të zonë pa kullota për bagëtitë.

Për më tepër, sipas banorëve, vendimi i këshillit bashkiak është marrë pa konsultim publik me komunitetin.

Nga ana e bashkisë Librazhd, shkoi në fshatin Dragostunjë shefi i policisë bashkiake, Faik Balla, i cili në vend t`u ofronte zgjidhje banorë, i ka kërcënuar me ndjekje penale.

Banorët e Dragostunjës kanë pasur edhe një përballje verbale me një qytetar të quajtur Dashamir Bahiti, i cili dyshohet se ka marrë me qira sipërfaqen e kullotave dhe pyjeve nga bashkia Librazhd.



3 Comments

  1. votojeni ramen o popull kurve se non ak per tiu qi nga i pari tek i fundit

    rama dhe ridhjerja si mendesi jane shkaterrimtare per cdo qytetar, dje termeti ne tepelent, pardje bajram curri bashke me mezhgoranin , sot dragostunja, neser e ke ti rradhen

    nje mendesi per te vjedhur zhvatur shitur cdo gje ka vlere sado qofte ajo ne rastin me te pare te mundshem.

    populli kar qe e voton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *