• |
ide | kryesore

Fagioli e vesi i basteve nuk ishin mister. Repubblica zbulon bisedat në chat: “Bonucci e dinte”

-Instant, Sport
Fagioli



Vesi i lojërave të fatit të Nicolò Fagioli nuk ishin mister te Juventus. Ish-kapiteni Leonardo Bonucci e dinte për varësinë e mesfushorit të talentuar. Siç raporton ‘Repubblica’, sipas dokumenteve të Prokurorisë së Torinos ka pasur biseda mes të dyve për temën e basteve. Por nuk ka asnjë provë që mbrojtësi ka marrë pjesë në baste. Bashkë me Bonucci, nga bisedat në celularin e Fagioli shfaqeshin edhe dy lojtarë të tjerë të Juventus, të rinj e të huaj dhe një anëtar i stafit teknik të Massimiliano Allegri.

E këtu – shkruan Repubblica – lind hipoteza e moskallëzimit. Sipas kodit të drejtësisë sportive, kushdo që vihet në dijeni për një lojtar apo një shoqëri që ka vënë bast, ose është gati ta bëjë këtë, ka detyrimin të njoftojë menjëherë Prokurorinë Federale. Për ata që nuk e bëjnë këtë, dënimi është jo më pak se gjashtë muaj skualifikim.

Lexo më tej: Repubblica ‘fajëson’ juventinin Fagioli: “Tërhoqi brenda Tonali e Zaniolo për të mbuluar borxhet”

Nga bisedat në chat në telefonin e Fagioli nuk mungojnë as ato me basteshkruesit, të cilët në vetëm pak muaj kanë arkëtuar më shumë se një milion euro. Hetuesit po kontrollojnë nëse ka arsye për të vëzhguar krimet e fajdeve apo zhvatjes. Lojtari i Juventus ishte i dëshpëruar për shumat e parave që po humbiste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *