• |
ide | kryesore

Iku qejfprishur nga Torino, Conte: “Lamtumira nga Juventus është gjëja për të cilën pendohem më shumë”

-Instant, Sport
Conte



Për momentin ka thënë jo. Antonio Conte nuk ka ndërmend të kthehet menjëherë të stërvitë. Ai dëshiron të kalojë kohë me familjen e tij dhe, mbi të gjitha, nuk është nga ata që duan të marrin skuadra me sezonin në vazhdim. Këtë ai e ka përsëritur disa herë ditët e fundit, duke justifikuar refuzimin ndaj përpjekjes së De Laurentiis për ta marrë menjëherë në Napoli në vend të Rudi Garcia. Ish-trajneri i Juventus, Chelsea, Inter dhe Tottenham, ka folur hapur në programin e Rai ‘Belve’: “Të drejtoj Napolin apo Romën? Janë dy vende që unë do të doja të jetoja për pasionin që ata shprehin. Shpresoj që një ditë të jetë mundësia për këtë përvojë.”

Një fragment i një interviste më të detajuar, gjatë së cilës Conte megjithatë përsëriti: “Unë nuk i marr skuadrat me sezonin në vazhdim, sepse ato janë situata të krijuara më parë”. Hapësirë edhe për një rrëfim për të kaluarën e tij te Juventus dhe një lamtumirë që në 2014 bëri bujë: “Lamtumira për të cilën pendohem më shumë është ajo e Juventus pas tre vitesh. Kur edhe për gjëra të vogla sheh probleme të mëdha. Kështu që vendosa të largohesha”.

Lexo më tej: Garcia me orët e numëruara, De Laurentiis takon Conte për t’i ‘dorëzuar’ pankinën e Napolit

Conte më në fund zbuloi se ishte kontaktuar nga një klub në kampionatin arab: “Kam refuzuar. Mancini? Ai bëri diçka historike në kampionatin evropian, pastaj ishte mungesa në Botëror… Janë situata që lënë plagë. Për mua do të kishte qenë shumë e vështirë. Por në atë rast, ndoshta po, do të isha larguar më pas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *