• |
ide | kryesore

Garcia me orët e numëruara, De Laurentiis takon Conte për t’i “dorëzuar” pankinën e Napolit

-Instant, Sport
Conte



Pas dy ditësh qëndrimi në Francë, Rudi Garcia është kthyer sot në Napoli për të drejtuar stërvitjen e pasdites në Castel Volturno. Skuadra është përgjysmuar, për shkak të impenjimeve me ekipet kombëtare. Ashtu siç është përgjysmuar besimi i klubit te trajneri. Në fakt, shumë më tepër se përgjysmuar. Fjalët e djeshme të presidentit De Laurentiis nuk lënë vend për riparime në të ardhmen. Një besim i përkohshëm nuk është gjë tjetër veçse një mosbesim i shpallur, që do të përkthehet në veprim sa më shpejt që të krijohet mundësia. Apo, më saktë, sa më shpejt që AdL të ketë përgjigjen që shpreson nga Antonio Conte.

Kjo gjë mund të ndodhë në orët në vijim, duke qenë se presidenti i Napolit ka caktuar sot një takim me ish-trajnerin e Juventus, Inter dhe Tottenham. De Laurentiis kërkon ta bindur që të marrë drejtimin e skuadrës kampione të Italisë. Nuk është e lehtë, por kur AdL lëviz personalisht është sepse beson se ka atë që duhet për të marrë atë që dëshiron. Nëse Conte pranon, atëherë presidenti napolitan do të drejtohej për në Castel Volturno për të zgjidhur marrëdhënien me Rudi Garcia. Në fakt, nuk mund të përjashtohet që të arrihet një ndërprerje e hershme dhe konsensuale e kontratës ekzistuese me trajnerin francez.

Lexo më tej: Napoli, tërbimi i De Laurentiis: Garcia nën vëzhgim, ka një ‘dyshim’ brenda klubit

Në rast se miratimi i Conte nuk arrin, mbeten në sfond hipotezat Tudor dhe Galtier. Por kjo është një hipotezë dytësore. De Laurentiis është i gatshëm të bëjë gjithçka për të sjellë në Napoli trajnerin e zgjedhur prej tij. Një trajner, për më tepër, që e kishte kërkuar edhe verën e kaluar. Me shumë mundësi pas pauzës së kampionatit në pankinën e Napolit do të ulet një trajner i ri. Ai quhet Antonio Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *