• |
ide | kryesore

Vëllai i Conte tallet me teknikun Inzaghi: “Ka nga ata që lexojnë historinë, e nga ata që e shkruajnë”

Sport
Conte



“102 pikë! Ka nga ata që lexojnë historinë… e nga ata që e shkruajnë!”. Është një thumbim i vërtetë ndaj Simone Inzaghi, që vjen nga profili në Instagram i Daniele Conte, vëllai i trajnerit të fundit që fitoi titullin me Inter. Inzaghi, pas barazimit ndaj Cagliari humbi mundësinë për të përmirësuar ose barazuar rekordin e pikëve në Serie A, të mbajtur nga Antonio Conte në pankinën e Juventus në sezonin 2013/14.

VËLLAI I CONTE TALLET ME TEKNIKUN INZAGHI

Në profilin e tij në Instagram, Daniele, vëllai i trajnerit Antonio Conte, ka bërë një postim dedikuar vëllait të tij. Njëkohësisht, postimi ka qenë edhe një ngacmim për Simone Inzaghi. Vëllai i Antonios në fakt ka publikuar një foto të Juventus 2013-14, të drejtuar nga trajneri barez, veçanërisht ato që tregojnë ish-trajnerin me fanellën 102, si pikët e shënuara nga bardhezinjtë në atë sezon dhe në Serie A. Një rekord që Interi i teknikut Inzaghi nuk mund ta arrijë dot këtë vit, pas barazimit me Cagliarin në javën e fundit të kampionatit.

Lexo më tejVideo/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër Milan është e nevojshme fitorja për titullin

Daniele Conte prandaj feston ruajtjen e rekordit të vëllait të tij dhe nën postim shkruan: “102 pikë! Ka nga ata që e lexojnë historinë… e nga ata që e shkruajnë! It’s not for everyone..” Një referencë e qartë për teknikun Inzaghi, i cili lexon historinë e bërë nga Juventus i Antonio Conte, në atë sezon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniele Conte (@dconted)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *