• |
ide | kryesore

Osimhen një hap nga PSG për 120 milionë euro: sulmuesi ishte në Francë, Napoli blindon Kvaratskhelia

Sport
Osimhen



Një sulmues ikën, një tjetër qëndron: skenari për të ardhmen e dyshes Osimhen-Kvaratskhelia ishte i qartë prej disa kohësh. Por tani ka ardhur konfirmimi nga Napoli për shitjen e nigerianit, me pasojë qendrimin e gjeorgjianit. Është logjike që planet e ardhshme të klubit italian varen kryesisht nga trajneri i ardhshëm. De Laurentiis gjithmonë shpreson se do të jetë Antonio Conte, nga ana tjetër nuk është mister që nigeriani do të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Madje, sipas Il Mattino, marrëveshja me PSG për 120 milionë euro tani duket një hap larg.

Marrëdhëniet e mira mes AdL dhe Al-Khelaifi (mjaftojnë transferimet e Lavezzi, Cavani dhe Fabian Ruiz) e kanë bërë të thjeshtë një marrëveshje për të cilën ishte folur që nga vera e kaluar. “Rinovimi urë” i sulmuesit e kishte bërë efektivisht të qartë se lamtumira ishte shtyrë, ose më mirë ishte planifikuar, për dymbëdhjetë muaj. Për klauzolën prej 120 milionësh nuk do të jetë e vështirë të gjendet një marrëveshje mes të dyve, edhe për sa i përket modaliteteve dhe kohës. E vetëm në një fazë të mëvonshme, ndoshta, do të flitet për lojtarë në dalje nga Paris Saint-Germain, për t’i propozuar Napolit.

Lexo më tejOsimhen zëvendësuesi i Mbappé te PSG: De Laurentiis nuk heq dorë nga klauzola

Osimhen do të fitojë mbi 13 milionë euro në sezon për 4 vjet dhe do të menaxhojë vetë të drejtat e imazhit. Vetëm ditët e fundit – thotë gazeta kampane – Osimhen ka patur një blitz në kryeqytetin francez (me fluturim privat) për të zgjidhur çështjet personale. Që nigeriani ëndërron për PSG-në, edhe më shumë se Premier League, kjo është e qartë. De Laurentiis do të vlerësonte propozimet nga kushdo, gjithnjë duke supozuar se ato i afrohen klauzolës 120 milionë euro.

ÇFARË NDODH ME KVARATSKHELIA?

Lamtumira e Osimhen do të blindonte pothuajse automatikisht Kvaratskhelia. Për gjeorgjianin rinovimi i kontratës deri në vitin 2028 është në fazën përfundimtare. Tymi i bardhë pritet në fillim të majit, me Napolin që gjithashtu dëshiron të përfshijë një klauzolë prej 150 milionë euro në kontratë. Barcelona ka qenë e interesuar për gjeorgjianin, por për momentin nuk ka mundësi ekonomike për të bërë këtë lëvizje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *